TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari i famshëm italian, Tiziano Ferro dhe partneri i tij Victor, janë bërë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Tiziano Ferro ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet sëbashku me partnerin dhe fëmijët.
Ai i falenderon të gjithë për mbështetjen dhe kërkon të respektohet privatësia e fëmijëve.
"Dy telefonata më kanë bërë njeriun më të lumtur në botë. E para, disa muaj më parë, lindja e vajzës. E dyta pak javë më pas, këtë herë një djalë.
Jam bërë baba dhe dua tju prezantoj këto dy mrekulli, 9 dhe 4 muajsh. Margherita dhe Andres, jeta juaj sapo ka filluar.Gjithashtu edhe e jona.
Për mua dhe Victor, eksperienca e të qenurit prindër, përfaqëson nderin më të madh dhe impenjimin më të rëndësishëm. Do ta përballojmë me dashuri, përkujdesje, ëmbëlsi dhe dedikim.
E kuptojmë dhe e pranojmë kuriozitetin që keni për të vegjëlit tanë, por ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e Margheritas e Andres. Do kujdesemi për fëmijët tanë dhe do përpiqemi të mbrojmë intimitetin e tyre sa më shumë të mundemi.
Do jenë vetëm ata që do vendosin "kur" dhe mbi të gjitha "nëse" do të duan të tregojnë historinë e jetës së tyre. Është një e drejtë e panegociueshme.
Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin e përhershëm.
Ju duam shumë!
T,V,M,A"
