TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperienca si opinioniste e “Big Brother VIP”, bëri që Balina Bodinaku të kthehej në një nga personazhet më të komentuar të mediave rozë, përfshirë edhe për jetën e saj personale.
E ftuar në emisionin "Natën me Aulonën" në MCN TV, Bodinaku foli për një sërë çështjesh, duke u ndalur edhe tek dy momente të vështira në jetën e saj, divorci dhe një problem shëndetësor që ka kaluar.
“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha 17 vjeç kur fillova lidhjen dhe pas dhjetë vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.