AKTUALITET, 23 Prill 2025, 12:54

Tronditet Turqia/ Tërmeti i fuqishëm godet Stambollin, reagon presidenti Erdogan

Tronditet Turqia/ Tërmeti i fuqishëm godet Stambollin, reagon

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë të mërkurën. Sipas Qendrës Sizmike Europiane Mesdhetare, magnituda e goditjes më të fortë ishte 6,2 e shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara, pranë Stambollit, me një thellësi 6,2 kilometra.

Pas tërmetit ka reaguar edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan. “Ne po ndjekim zhvillimet, i uroj kombit tonë një shërim të shpejtë”, tha ai.

Lëkundje të tjera të magnitudave 5, 4,4 dhe 5,3 pasuan në minutat në vazhdim, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme.