AKTUALITET, 11 Mars 2023, 10:16

Tritoli në banesën e Skënder Likës, gjendet një automjet i djegur në Fushë Krujë! Dyshohet se i përket autorëve që vendosën lëndën plasëse

Tritoli në banesën e Skënder Likës, gjendet një

Një automjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve që vendosnë tritolin në banesën e Shkënder Likës në orët e para të mëngjesit të premtes (10 mars), është gjetur nga policia në vendin e quajtur Kallmat, në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.

Mjeti tip ‘Volkswagen Passat’ është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Ai është dërguar në është dërguar në komisariatin e policisë në Krujë dhe do jenë ekspertët nga Laçi që do bëjnë këqyrjen e mjetit.