TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një orët e para të mëngjesit të sotëm janë thyer xhamat e një lokali në Kamëz. Policia, referuar të dhënave të para, thotë se xhamat dyshohet të jenë thyer si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht lokali në ato momente ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasojë në jetë njerëzish.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.