TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 39-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas. Viktima është këmbësori me inicialet O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi është aksidentuar nga një automjet.
Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap disa orë më vonë. Policia njoftoi arrestimin e shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit janë ngritur akuza për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Njoftimi nga Policia Korçë
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, drejtuesi i automjetit.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.