AKTUALITET, 11 Mars 2023, 09:34

“Harrojini pakot e mëdha, vijnë veç për zgjedhje”- Jorida Tabaku: Kjo është kriza më e rëndë financiare, shqiptarët janë lënë në harresë

“Harrojini pakot e mëdha, vijnë veç për

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ngre alarmin lidhur me krizën e rëndë financiare që thotë se këtë vit ka hyrë në xhepat e shqiptarëve të cilët janë lënë në harresë nga Qeveria Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se “përbetimet socialiste me inflacionin më të ulët, thjesht, truke propagande”.

“Harrojini pakot e mëdhaja, vijnë veç për zgjedhje. E keni provuar, e dini në këto 10 vite.

Sot, inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve.Shqiptarët sot, me taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta

Po e ndjejnë dy herë më shumë ritjen e çmimeve. Ato që ju kërkuan votën janë zhdukur”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I PLOTE

Kriza fatkeqësisht ka hyrë në xhepat e shqiptarëve.

Kjo është kriza më e rëndë dhe e vështirë financiare e dhjetë viteve të fundit.

Ndërkohë që shqiptarët janë lënë në harresë

Harrojini përbetimet socialiste me inflacionin më të ulët,

Harrojini pakot e mëdhaja, vijnë veç për zgjedhje. E keni provuar, e dini në këto 10 vite.

Sot, inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve.Shqiptarët sot, me taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta

Po e ndjejnë dy herë më shumë ritjen e çmimeve.

Ato që ju kërkuan votën janë zhdukur

Ndërkohë që ju vuani pasojat e kësaj krize gjithnjë e më shumë në familjet tuaja.