AKTUALITET, 10 Mars 2023, 21:10

Aksident në Fier, 'Benz-i' përplas çiklistin, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Fier, 'Benz-i' përplas çiklistin,

Aksidente të njëpasnjëshme po raportohen mbrëmjen e sotme në vend. Policia njofton se i radhës është shënuar në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen "Sheq i Madh", ku një automjet tip 'Benz' ka përplasur një çiklist 60 vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë pranë spitalit rajonal, pasi ka mbetur i plagosur.

"Fier/Informacion paraprak- Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier. Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.