AKTUALITET, 10 Mars 2023, 19:53

Makina përplas këmbësorin në Korçë, i plagosuri humb jetën gjatë rrugës për spital

Makina përplas këmbësorin në Korçë, i plagosuri

Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të Lumalasit. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq i aksidentuari ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit.