TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Rithemelimit në Malësinë e Madhe ka deklaruar se sasia e tritolit që shpërtheu ishte vendosur në një parking publik në zonën e Ramzës, teksa shtoi se “nuk është pronë e imja”.
Ferdi Sterkaj tha se shpërthimi nuk ka lidhje me të, duke shtuar se s’ka pasur kërcënime e konflikte.
Ai kërkoi që policia të zbardhë ngjarjen dhe të gjenden autorët.
Ferdi Sterkaj: "Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët.
Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët."
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.