TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat lidhur me SPAK-un dhe veprimtarinë e tij, për të cilin ka pikëpamje të ndryshme dhe dyshime për anshmëri dhe kapje politike.
Debati:
Ylli Rakipi: Nuk jam ekstremist si Bushati për këtë punën e SPAK-ut.
Andi Bushati: Unë nuk jam ekstremist, por i drejtë. Arben Ndoka, del për organizim vrasje, hajdut votash. Avdylajt, hajdutë votash të PS. Rrajat, hajdutë votash të PS. Por, pvotat që vjedh PS, SPAK nuk ka bole ti hetojë. Pra, ti kërkosh SPAK këtë, nuk je ekstremist, por je i drejtë.
Ylli Rakipi: Ky është një institucion që disa punë ka filluar ti bëjë. A të kujtohet si ishte Prokuroria? Dhe vazhdon të jetë.
Andi Bushati: Ti nëse bën një investigim për grup kriminal ose hajdutë, zbërthen disa hajdutë, por dy i anashkalon. Ti quhesh gazetar i ndershëm apo i pandershëm? Pra këtu është problemi, nëse themi bilanci, shiko sa ka futur. Sa ka futur, por sa ka shpëtuar?
Ylli Rakipi: Ne kemi parë çfarë ka ndodhur këtu. Nuk kishte institucion fare.
Andi Bushati: Pra, ka një gjë. Do të krahasosh SPAK-un me këtë që nuk bëhej asgje. Po, ka bërë ca gjëra. Por, ne na vijnë raportet e BE, raportet e DASH, histori suksesi, SPAK po çliron Shqipërinë, del një debile thotë janë heronjtë e fëmijëve. Këtë nuk e kapërdij dot. SPAK të bëjë detyrën.
Neritan Sejamini: Shqetësimi yt është shqetësim romantik. Prokurori duhet të gjejë prova për të vërtetuar diçka. Ti jeton në një vend ku sistemi është autokratik, pra një person komandon institucionet. Ti do ta çosh në ekstrem. Ti kërkon të funksionojë 100%.
Andi Bushati: Unë e bëj kritikën nga pozicioni, cfarë duhet të bësh për të bërë detyrën tënde?
Neritan Sejamini: Një shoqëri perëndimore të funksionojë, duhet të ketë një sërë institucionesh. Duhet të ketë qytetarë të informuar, media të pavarura, shoqëri civile, politikë demokratike. Ne nuk kemi asnjë nga ato. Ne kemi disa elementë. Ka qenë një periudhë kur zgjedhjet prodhonin ndryshim. Situata në Shqipëri është e vështirë, tani kemi SPAK, që u shit nga të huajt si zgjidhja, pra një kaubojs që vret të kqinjtë. U bë keq dhe kam qenë kritik. Nuk u bë perfekt. SPAK po përpiqet, ka disa njerëz që mundohen të bëjnë diçka. Po të them, sikur SPAK të demontojë, këtë sistem të vjedhjes së votave në Bashki, është një hap para. Nëse Veliaj del para drejtësisë, është hap i madh. Pse? Sepse kjo vendos precedent.
Andi Bushati: Ka disa njerëz që thonë edhe për Bllakon dhe Kokën arritje e madhe.
Neritan Sejamini: Jo, jo kemi thënë që janë anësorë ata.
Andi Bushati: Veliaj është anësor te inceneratorët? Veliaj e bëri Fierin dhe Elbasanin? Inceneratorët kanë një arkitekt të vetëm, Edi Ramën. Veliaj është njëlloj si Bllako, Ahmetaj, etj.
Neritan Sejamini: Ndoshta do të japë edhe Rama llogari për inceneratorët, por jo tani.