TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit në MCN TV me deputetin e PS-së, Plarent Ndreca, për shkresën e SPAK drejtuar bankave, nëse është verifikim apo hetim pasuror ndaj kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.
Pjesë nga debati
Neritan Sejamini: Prokurorët po hetojnë një çështje, nga e cila i ka lindur dyshimi që Veliaj ka marrë disa para. Ata mendojnë se Veliaj mund të jetë korruptuar. Po kërkojnë llogaritë bankare të tij dhe familjarëve.
Plarent Ndreca: Kjo e bën diferencën. Nëse thua ka dyshime për korrupsion, duhet të jetë person nën hetim. Këto komunikime nëpër media dhe aludime, prokurori nuk ecën me aludime. Nëse gjen provë, është i detyruar të kalojë në moment tjetër.
Neritan Sejamini: Veliaj ka të drejta që nuk i shkel dot prokurori dhe nuk i heton dot pasurinë kot.
Plarent Ndreca: Çdo deputeti dhe zyrtari i merret informacion për pasurinë.
Klodiana Lala: Nuk nis hetim pasuror nëse nuk ka dyshime të arsyeshme.
Plarent Ndreca: Prokurori mbledh informacione, pa pyetur kënd.
Klodiana Lala: Sepse ka disa ndryshime.
Neritan Sejamini: Ka shumë gjasa që zoti Veliaj, në hetim e sipër kanë lindur disa dyshime që ka marrë para dhe bën hetim. Prokurori, ka dyshime se zoti Veliaj mund të jetë korruptuar.