AKTUALITET, 23 Maj 2024, 23:12

Belind Këlliçi nxjerr email-et: Veliaj pagoi 5,6 milionë euro për depozitimin në Sharrë të mbetjeve të bashkisë Kamëz!

Belind Këlliçi nxjerr email-et: Veliaj pagoi 5,6 milionë euro

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, bëri denoncime të reja për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai publikoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV disa email-e dhe tha se Veliaj ka paguar 5,6 milionë euro për llogari të Bashkisë Kamëz, lidhur me depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe sipas tij, kjo bie ndesh me deklaratat e Veliajt, që ai është thjesht një nga 5 bashkitë kliente në raport me inceneratorin. 

"Denoncimi më i ri është ai që ka të bëjë me faktin që nga viti 2019 deri në 2023, Bashkia e Tiranës, të cilën Veliaj e konsideron kliente të inceneratorit, ka paguar edhe për depozitimin e mbetjeve të Bashkisë Kamëz, në landfillin e Sharrës. Në vitin 2018 Bashkia e Kamzës ka nënshkruar një kontratë koncesionare për 12 vite me një kompani private, Alko Impex, për pastrimin e qytetit dhe depozitimin e mbetjeve.

Nga 2019-ta deri në vitin 2023, për 195 mijë ton në total, vlerën që duhet ta paguante Kamza, e ka paguar Bashkia e Tiranës. Veliaj s’është thjesht klient. Këtë e kemi faktuar me një sërë email-esh autentike që nisin që në vitin 2019.

Drejtori që sot është në burg, Simixhiu, i shkruan përfaqësueses së kompanisë së Klodian Zotos. I vjen një përgjigje nga Klodian Zoto, dhe i thotë që u komunikua me bashkinë dhe ky mjet s’do lejohet të hyjë. Taulant Tusha, drejtori i përgjithshëm i Punëve Publike në bashki, i shkruan Inceneratorit të Tiranës, ku i kërkon që Bashkia Kamëz të marrë përsipër detyrimet për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Elton Bualli, një nga titullarët e inceneratorit, kthen një përgjigje dhe thotë që rakordimi të mos mbyllet ende, deri sa të mbyllen disa takime.

Nuk i mjaftoi shkresa zyrtare e Taulant Tushës. Niveli më i lartë se Tusha ka qenë Veliaj. Këtë të na sqarojë SPAK-u. Kush ka qenë niveli më i lartë se Tusha që ka dhënë këtë urdhër? Bashkia Tiranë paguan 6 milionë dollarë për llogari të Bashkisë Kamëz. Do të bëj publike nesër dokumentet zyrtare dhe email-et. Janë paguar 5,6 milionë euro pa TVSH. Kjo bie ndesh me atë që Veliaj ka thënë, që jam vetëm një klient te inceneratori”-tha Këlliçi.

Belind Këlliçi nxjerr email-et: Veliaj pagoi 5,6 milionë euro

Belind Këlliçi nxjerr email-et: Veliaj pagoi 5,6 milionë euro

Belind Këlliçi nxjerr email-et: Veliaj pagoi 5,6 milionë euro