TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për bashkitë e vendit që të shkarkojnë nga detyra kryetarët e njesive administrative, kanë dhënë dorëheqjen sot katër administratorët e Bashkisë Devoll.
Ndërkohë që në Bashkinë Kolonjë nuk është regjistruar ende asnjë lëvizje. Mësohet se Bashkia Kolonjë bëri një retreat në fillim të muajit Korrik nga ku pati disa lëvizje drejtorësh. Por aktualisht pas ultimatumit të kryeministrit Rama nuk ka pasur asnjë riorganizim në Bashkinë e Kolonjës.
Kujtojmë se ditën e sotme paraqitën gjithashtu dorëheqjen e tyre kryetarët e njësive administratve në bashkitë Elbasan dhe Korçë. Në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi ditën e premte (11 korrik) me kryetarët e bashkive të vendit ai kërkoi që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.
“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.
T’u japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës. Të tjerët, mjafton të shohësh si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama.