AKTUALITET, 18 Mars 2024, 20:19

E dashura njoftoi policinë për humbjen e kontakteve, gjendet shqiptari i katërt i vdekur pas aksidenti tragjik

E dashura njoftoi policinë për humbjen e kontakteve, gjendet shqiptari

Njeriu i katërt në bordin e BMW-së së vjedhur e cila u përmbys pranë komunës së Segnit n në drejtim të Anagni-Colleferro u gjet i pajetë, 300 metra larg vendit të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Pas përplasjes së fortë, automjeti shpërtheu në flakë. Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se viktima është një shqiptar 33-vjeçar, bashkatdhetar i tre të tjerëve që ishin me të, prej të cilëve vetëm njëri shpëtoi dhe u shtrua në spitalin Colleferro.

Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga një grua e cila i tha policisë se nuk kishte më lajme për partnerin e saj, i cili ishte në shoqërinë e viktimave të aksidentit.