TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetë të paraburgosur në Sarandë, janë transferuar nga burgu i qytetit bregdetar në Fier për shkak të mbipopullimit.
Panorama.al mëson se ata janë të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë por e kanë apeluar vendimin.
Ata do të qëndrojnë në burgun e Fierit derisa të merret një vendim i formës së prerë.
Ndërkohë burime nga komisariati i Sarandës bëjnë me dije se tre persona të tjerë të cilët janë nën arrest me burg, janë transferuar në burgun e Tepelenës.