AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 09:16

Tragjike/ E mori rrjedha e përroit, humb jetën tragjikisht 40-vjeçari! Po kalonte urën kur u përfshi nga uji. Kamerat e sigurisë filmuan momentin

Tragjike/ E mori rrjedha e përroit, humb jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit ku 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Florian Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit.

Kur ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit.

Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës nga ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e emergjencave civile të Elbasanit.

Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth 1 kilometër larg urës ku dyshohet se ndodhi ngjarja.