AKTUALITET, 26 Nëntor 2025, 16:32

Makinat përplasen “kokë më kokë” në rrugën Levan-Tepelenë, të lënduar 2 pasagjerë

Makinat përplasen “kokë më kokë” në

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.

Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën.