TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ka folur për gjendjen shëndetësore të të miturit, i cili u plagos me thikë nga disa gjimnazistë mëngjesin e sotëm në Durrës. Ai thotë se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.
Sipas mjekut, i mituri ka mbërritur në urgjencë me 4 plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre po depërtonte në zemër, çka i ka shkaktuar gjendjen e rënduar.
“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.
Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.
Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet“, u shpreh mjeku Fitim Shini.