TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 2 persona të pandehur për korrupsion zgjedhor dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Bëhet fjalë për ish-drejtorin e AKSH-it në Tiranë, Dritan Stroka dhe kryeplakun e fshatit Sauk, Agim Osmani, të cilët janë arrestuar vitin e kaluar dhe akuzuar se jepnin legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste.
Stroka është dënuar me 2 vite burgim, sikurse edhe Osmani, por këtij të fundit pas masës së kryer në paraburgim i është konvertuar pjesa tjetër në 24 muaj dënim me kusht.
Gjyqi u mbajt me procedurë të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet e dosjes penale.
Vitin e kaluar GJKKO me kërkesë të SPAK kishte dhënë dy masa sigurie “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” dhe një “detyrim paraqitje” për operacionin e ndërmarrë ndaj të dyshuarve.