AKTUALITET, 26 Nëntor 2025, 22:49

Pogradec, reshjet dëmtojnë një pjesë të skarpatës, bllokohet përkohësisht lëvizja në segmentin hyrës të Unazës

Pogradec, reshjet dëmtojnë një pjesë të skarpatës,

Reshjet intensive të shiut kanë dëmtuar një pjese të skarpatës në Unazën e qytetit të Pogradecit.

Për këtë arsye, bashkia ka njoftuar drejtuesit e mjeteve se bllokohet përkohësisht kalimi në segmentin hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit. Shkak është rreziku i rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë.

Punonjësit në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës.

Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.