TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Fortlumturia e Tij Bartholomeu, ka dërguar një mesazh urimi për Kryepiskopin e sapozgjedhur të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joani.
Në mesazhin e tij, dërguar nga Fanari më 16 mars 2025, Patriarku Bartholomeu e përgëzon Kryepiskopin e ri për zgjedhjen e tij në Fronin Kryepiskopal dhe i uron një shërbim të gjatë dhe të ndritur.
Mesazhi i plotë:
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan Në Tiranë.
Fortlumturi vëlla i shenjtë,
Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!
I denjë!
Vëllazërisht,
† Bartholomeu i Konstandinopojës
Fanar, 16 Mars 2025