TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E mërkura do të jetë ditë zie në Bullgari pas incidentit tragjik ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur zv/kryeministri Galab Donev në Varna.
Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive: zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe atë të incidentit të rëndë në autobusin që u përfshi nga flakët në autostradën e Strumës.
Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave në vend.
“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Donev.
Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës. Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus u përfshi nga flakët në autostradën e Strumës dhe për pasojë humbën jetën 56 persona dhe mbetën të lënduar shtatë të tjerë.