TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e plagosur që ndodhen në spitalin “Pirogov”.
Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev pohoi se viktimat janë të moshave të reja, 25-30 vjeç, por mes tyre ka edhe fëmijë.
“Ai më tha se ka dëgjuar shpërthim. Kanë arritur të shpëtojnë pasi kanë thyer dritaret dhe kanë arritur të dalin nga autobusi.
Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe. Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë për hetimin.
Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të të ndihmojmë të lënduarit”, deklaroi Zaev.