BALLKAN, 22 Nëntor 2021, 14:26

“Për pesë orë jemi në Athinë”, pas kërcënimit, avionët turq fluturojnë mbi territorin e Greqisë

“Për pesë orë jemi në Athinë”, pas

Luftë nervash mes Turqisë dhe Greqisë. Pas kërcënimit për luftë të Ankarasë mbrëmjen e djeshme, sot Turqia ka lëshuar avionët luftarakë “F-16” mbi Oinousses dhe ishullin Panagia, shkruajnë mediat në Athinë.

“Nga ora 13:32 deri në orën 13:52 të së hënës tre avionë F-16 turq, një çift dhe një vetëm, fluturuan mbi territorin grek në Oinousses dhe ishullin Panagia duke provokuar” shkruan “Protothema”.

Por çfarë ndodhi dje?

Një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit, Metin Kiulunk lëshoi ​​kërcënime lufte kundër Athinës, duke thënë se “Greqia thotë se do të lëshojë raketa.

Le të shohim se çfarë ndodh. Pas pesë orësh do të jemi në Selanik. Për pesë orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” tha ai.

Greqia nga ana e saj theksoi se “propaganda turke nuk bind askënd”.