TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Stevo Pendarovski e shpalli këtë të martë ditë zie kombëtare në Maqedoninë e Veriut për humbjen e 46 qytetarëve në aksidentin tragjik në Sofje.
Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.
"Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje", ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Facebook.
Ai pret që autoritetet të bëjnë një hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, e cila siç shprehet ai nuk mbahet mend në historinë tonë të re.
"Në ditët e zisë që pasojnë, uroj paqe të qetë shpirtrave të të vdekurve dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve", shkruan Pendarovski.
Tragjedia e madhe ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në një autostradë në Bullgari. 45 persona, përfshirë 12 fëmijë nën moshën 18 vjeç, humbën jetën për shkak të flakëve që përfshinë autobusin. Vetëm shtatë mbijetuan, duke thyer xhamat e autobusit për të dalë.
"Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë," tha ministri i Brendshëm bullgar.