TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjedia me 45 viktima e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bullgari, si pasojë e djegies së një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ku dyshohet se shumica janë shqiptarë i ka tronditur të gjithë.
Ndërkohë familjarët e të aksidentuarve shprehen të revoltuar se nuk akne informacion për të afërmit e tyre që kanë udhëtuar me agjencinë “Besa Trans” në Turqi.
Sipas tij deri më tani asnjë nuk jep sqarime në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Ishte ora 6 e mëngjesit, isha duke shkua në punë, e pash lajmin në Facebook, menjëherë më shkoi mendja tek kushëriri imë dhe filluam të interesohemi. Kërkuam numrat e “Besa Trans”, por nuk paraqiten në telefon. Nuk kemi informata as nga institucionet, as nga Ministria e Jashtme.
Nuk kemi informacione për momentin. Me familjarin kontaktin e parë e kam para dy ditësh para se ai të nisej për udhëtim”, është shprehur Xhelal Bakiu i cili kërkon kushuririn e tij Enes Bakiu.