TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në gjyqin para Gjykatës së Qarkut në Hanover, një trafikant kokaine e akuzoi rëndë prokurorin, i cili po hetohet për ryshfet. Dëshmitari është Besim M. (41 vjeç), që prej tetorit 2024, ky shqiptar me precedentë të shumtë po vuan një dënim gjashtëvjeçar për trafik droge. Gjatë një takimi në liqenin Maschsee në Hanover, sipas deklaratës së tij të enjten, kreu i dyshuar i mafies së kokainës i ka zbuluar atij identitetin.
Bild shkruan se prokurori Yashar G. i cili ndodhet nën akuzë ka furnizuar sindikatën më të madhe të drogës në Gjermani me informacione në këmbim të parave, përfshirë vëzhgimet dhe bastisjet. Banda u zbulua kur u përpoq të kontrabandonte 16 ton kokainë nga porti i Hamburgut dhe Hetuesi kryesor kundër grupit ishte pikërisht Yashar G. nga Prokuroria e Hannoverit.
“Në vitin 2019 u takova me të për herë të parë në një restorant grek,” i tha Besim M. gjykatëses.
Ai atëherë nuk e njihte Yashar G. dhe nuk dinte asgjë për funksionin e tij. Në një grup të vogël ai i ishte prezantuar si një mik. Besim M., që është 'bosi' i drogës Konstantinos S. (42), pretendon se gjatë një shëtitjeje pranë liqenit Maschsee ka mësuar të vërtetën nga greko-gjermani.
“Ai më tregoi se është një prokuror që e paguan, dhe tha emrin Yashar. Ky ishte një skandal i vërtetë. Një polic mund të korruptohet. Por një prokuror? Kjo ishte e rrezikshme. Vetëm shumë pak njerëz e dinin”, tha ai.
Ai i paguante informatorit 5000 euro në muaj për informacione dhe i kishte thënë Konstantinos S. para se të arrestohej. Para arrestimit, Konstantinos S. ishte arratisur në Dubai. Për të mos u kuptuar që trafikantët në chat-in e krimit të organizuar të koduar Sky ECC flisnin për një prokuror, sipas aktakuzës ata përdornin kodin “Cop” (në anglisht: polic) për Yashar G.