TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një masiv pyjor në fshatin Skuraj të Kurbinit është përfshirë nga flakët që prej mesditës së sotme.
Mësohet se repartet e njësisë zjarrfikëse të Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit po luftojnë me flakët të cilat duket se po favorizohen nga era e fortë. Sakaq, gazetari i ABC News Ahmet Zani raporton se ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për neutralizimin e vatrës.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.