AKTUALITET, 11 Korrik 2025, 15:28

Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë:

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka reaguar në lidhje me refuzimin e prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit.

Ai bëri thirrje për hetime, ndërsa akuzoi prokuroren për paaftësi.

“Shqipëria 2030 në BE ndërtohet çdo ditë në çdo institucion dhe institucione si Prokuroria e Shkodrës, që marrin në mbrojtje publike mosveprimin e një prokuroreje ndaj një vepre të rëndë penale si ndërtimi i një fshati të tërë turistik në zemër të një zone të mbrojtur si Thethi, nuk janë në lartësinë e misionit të madh kombëtar të anëtarësimit europian të Shqipërisë!”, tha ai.