TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komedia brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ka përfunduar ditën e sotme.
Endri Shabani, ka reaguar pas deklaratës së një dite më parë të kandidatit Zeqir Kordhoni, i afërm i tij, i cili shprehu dyshime se mund të merrte mandatin që i takon Adriatik Lapajt, si më i votuari, duke rrezikuar ta kthente këtë koalicion në qesharak, pasi ishin zotuar të garonin me lista të hapura.
I ftuar në Ditarin e Mesditës në A2 CNN, Shabani theksoi se nuk ekziston asnjë mundësi për manipulim të firmave apo dokumentacionit.
Ai deklaroi se ka biseduar me të afërmin e tij dhe ai nuk do ta marrë mandatin, por shtoi se Zeqir Kordhoni ka qenë pak i mërzitur me Adriatik Lapajn, që nuk hoqi dorë nga mandati. Pra Kordhoni ka dashur që Lapaj të japë dorëheqjen edhe pse më i votuari, pasi kishte bërë një deklaratë në TV dhe mandati ti kalonte Shabanit.
“Unë duhet të isha i pari i mërzitur, jo ata. Ne nuk kemi asnjë pretendim për të marrë mandatin, as Kordhoni nuk do ta marrë,” u shpreh Shabani.
Reagimi i Shabanit vjen pas lajmit se Zeqir Kordhoni, kandidat i Nismës Thurje, ka kërkuar në KQZ verifikimin e letrës së dorëheqjes, duke deklaruar në media se nuk mban mend të ketë firmosur një dokument të tillë, por me sa duket Shabani e ka qartësuar.