TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas kërkesës për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative, kryeministri Edi Rama kërkon ndryshim të nënkryetarëve.
Në takimin me kryebashkiakët e vendit në Durrës, Rama kritikoi nënkryetarët, duke thënë se i “sheh shumë të lodhur dhe shumë të rraskapitur.
Për këtë arsye ai kërkoi një rifreskim të madh të nënkryetarëve.
“Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh se dhe nga mënyra si qeshët ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata. S’ besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, u shpreh kryeministri.
Edi Rama: Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni, qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë.
Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh se dhe nga mënyra si qeshët ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata. S’ besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren.