TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti paralajmëroi vizita të afërta të zyrtarëve gjermanë në Shqipëri për të komunikuar, siç u shpreh ai, vendime drastike.
“Më vonë në Tiranë do të vijnë zyrtarë gjermanë që do të komunikojnë këto gjëra. Kam informacion, do të vijnë të komunikojnë edhe shumë vendime më drastike që kjo nuk është gjë e mirë. Kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë por Shqipëria sot është në situatë shumë të keqe. “, theksoi ai.
Alizoti shtoi se gjermanët janë të shqetësuar dhe se nuk pranojnë cenimin e drejtësisë. Sipas tij, fakti që Rama dhe njerëzit e tij arrijnë deri aty sa të sulmojnë një vend mik si Gjermania është shqetësuese.
“Gjermanët duan aleatë të konsoliduar, dhe të shtetit të së drejtës. Dhe nuk pranojnë cenimin e drejtësisë dhe problem i madh është i karteleve dhe ajo sasi e kokainës shkon në portin e Hamburgut dhe këtu hyjnë në rol shërbimet sekrete të cilët kanë pasqyruar një pjesë të madhe të dosjeve që kanë stimuluar dhe kanë shtyrë politikanët të veprojnë ndaj sistemit.
Nuk është Shqipëria, por sistemi. Komplet qeveria Balluku është sistem, ku figura dhe logoja e këtij karteli është vetë Rama. Fakti që ai me njerëzit e tij arrijnë deri këtu dhe sulmojnë një vend mik si Gjermania është shumë emocional.”, u shpreh Alizoti.