AKTUALITET, 27 Shkurt 2026, 18:30

Apeli i GJKKO e liroi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK-ut për ta rikthyer në burg Eria Agon, ish të dashurën e Safet Bajrit!

Apeli i GJKKO e liroi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK-ut

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtonte lirimin nga qelia të Eria Agos më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKOsë.

E dashura e Safet Bajrit akuzohej se ndihmoi këtë të fundit që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër, më 10 gusht 2018.

Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka shpallur vendimin, duke lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ia ka zëvendësuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Dosja e SPAK, akuza dhe vrasja e Licit

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

Për krimin në pranga kanë rënë Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali. Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve.

Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E.A”, thuhet në dosjen hetimore.