AKTUALITET, 27 Shkurt 2026, 19:22

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, reagon Shoqata e Infermierëve: Dha kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, reagon Shoqata e Infermierëve: Dha

Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lajmin e ka dhënë Shoqata e Infermierëve, e cila shkruan se humbja e tij la një dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe tek të gjithë që e njihnin. Shoqata shton se Erald Samarxhi dha një kontribut të pashoq, sidomos në kohën e pandemisë.

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, reagon Shoqata e Infermierëve: Dha

“Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e Infermierëve sot ndahet nga jeta kolegu yne Infermieri Erald Samarxhi në moshën 39 vjeçare.
Prej shumë vitesh infermier ne spitalin e infektivit QSUT një djalë shembullor dhe i dashur, i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve sot la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Me një kontribut të pashoq sidomos në kohën e pandemisë por dhe ne çdo moment i gjendur sa here njerëzit kishin nevojë. Pushofsh në paqe koleg. Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë shpreh ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe miqve që e njohin Eraldin", shkruan Shoqata e Infermierëve.