TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë kanë dalë sot me një deklaratë publike lidhur me situatën e rënduar të krijuar nga dëmtimi i aksit rrugor Pogradec–Librazhd, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional dhe mbështetje konkrete nga pushteti qendror.
Ata kërkojnë hartimin e një rezolute të përbashkët që do t’i drejtohet qeverisë, me qëllim ndërhyrjen urgjente për zgjidhjen e situatës.
Sipas tyre, bllokimi dhe dëmtimi i këtij aksi ka paralizuar lëvizjen e qytetarëve, ka dëmtuar ekonominë lokale dhe ka krijuar vështirësi serioze për transportin e mallrave dhe shërbimeve.
Njëkohësisht, përfaqësuesit njoftuan se do t’i drejtojnë një letër të hapur qeverisë, ku do të paraqiten kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve. Nëse nuk do të ketë reagim konkret, më datë 2 do të organizohet një protestë paqësore para bashkisë, si formë presioni qytetar për zgjidhjen e menjëhershme të problemit.