AKTUALITET, 27 Shkurt 2026, 17:53

Zjarri në fshatin Risili të Vlorës djeg disa rrënjë ullinjsh, dyshohet i qëllimshëm

Zjarri në fshatin Risili të Vlorës djeg disa rrënjë

Një zjarr shpërtheu sot në kodrat e fshatit Risili, duke djegur disa rrënjë ullinjsh. Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve rreth orëve të mesditës.

Sipas zjarrfikësve, disa ullinj u dogjën, por falë ndërhyrjes së shpejtë u shmang përhapja e zjarrit dhe dëmtimi i ullinjve të tjerë në zonë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që po hetohet për rastin.