AKTUALITET, 7 Gusht 2025, 20:05

Protesta masive në Prishtinë kundër "Speciales", reagon Spiropali: Viktima nuk mund të shpallet agresor!

Protesta masive në Prishtinë kundër "Speciales", reagon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Ajo e cilësoi protestën si një zë të fuqishëm kundër një padrejtësie historike dhe një akt solidariteti gjithëshqiptar.

"Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik.
Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima", thuhet në deklaratën e Spiropalit.