TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme është mbajtur një protestë masive në Prishtinë kundër trajtimit që Gjykata Speciale po u bën ish udhëheqësve të UÇK.
Lidhur me këtë protestë, kanë reaguar figura të shumta publike, mes tyre edhe Adriatik Lapaj, kryetar i partisë "Shqipëria Bëhet".
Lapaj thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të heshtin kur "çlirimtarët vihen në bankën e të akuzuarve, ata nuk mund të lihen vetëm".
"PËR UÇK-në duhet të jemi të gjithë bashkë!
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një luftë për mbijetesë, për dinjitet, për liri dhe pavarësi nga një regjim shtypës e pushtues. Çdo përpjekje për ta njollosur atë luftë është përpjekje për ta rishkruar historinë tonë dhe për ta vënë në dyshim të drejtën e një populli për t’u çliruar.
Ne mund t’i kritikojmë drejtuesit e luftës për gabime të pasluftës si politikanë, por kur flasim për luftën, nuk mund të qëndrojmë të ndarë.
Sepse akuzat ndaj tyre, janë akuza ndaj kauzës.
Kosova dhe Shqiptaria nuk mund dhe nuk duhet të heshtin kur çlirimtarët vihen në bankën e të akuzuarve. Ata nuk mund të lihen vetëm.
Lavdi luftës çlirimtare! Lavdi atyre që luftuan për të!", shkruan Lapaj.
