TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një makinë e parkuar mbrapa ish- kinema Millenium, pranë tregut “Çam”, është përfshirë nga flakët.
Flakët kanë shkaktuar panik tek banorët, të cilët siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme dalin të alarmuar në rrugë.
Është dashur ndërhyrja e ekipit zjarrfikës për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimopr ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të djegies së makinës.

