AKTUALITET, 3 Qershor 2022, 15:42

Majlinda Bregu kandidate për presidente? Ja si përgjigjet Berisha

Majlinda Bregu kandidate për presidente? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nëse do të votonte për Presidente të vendit Majlinda Bregun, që është një nga emrat që përflitet se mund të propozohet si kandidate nga PS.

Në një prononcim për mediat, Berisha e vlerësoi figurën e Bregut, e cila ka qenë ministre e Integrimit në kohën që qeveriste Berisha.

Por, ai e quajti zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, një farsë elektorale presidenciale.

Pyetje: Përflitet emri i Majlinda Bregut si presidente, ka qenë ministre e PD, a do ta votonit?

Sali Berisha: Mundësisht mos më pyet për farsën elektorale presidenciale.

Ajo është figurë e respektuar e PD, padiskutim, tani është në fushën e politikës e diplomacisë.