AKTUALITET, 3 Qershor 2022, 15:01

Meta takim me kryetarin e Bashkisë së Stambollit: T’i zhvillojmë më tej lidhjet midis dy vendeve

Meta takim me kryetarin e Bashkisë së Stambollit: T’i

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Stamboll, ku ka pasur një takim me Kryetarin e Bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu.

Kreu i shtetit, në një postim në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar dhe fotot e takimit, shkruan se me Stambollin, “simbolin e Turqisë moderne dhe zhvillimit gjithmonë të vrullshëm ekonomik, kemi lidhje tradicionale, historike dhe kulturore shumë të forta, që duhet të bëjmë çmos t’i zhvillojmë më tej”.

POSTIMI I METËS

Një pritje shumë e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Stambollit, z.Ekrem Imamoglu.

Stambolli është një qendër e rëndësishme botërore, me një popullsi prej gati 16 milionë banorë dhe 3 milionë vizitorë në ditë, ku përfshihet edhe komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri.

Me Stambollin, simbolin e Turqisë moderne dhe zhvillimit gjithmonë të vrullshëm ekonomik, kemi lidhje tradicionale, historike dhe kulturore shumë të forta, që duhet të bëjmë çmos t’i zhvillojmë më tej.

E falenderova Kryebashkiakun Imamoglu për mbështetjen e fortë, që i jep bashkëpunimit me vendin tonë.

Meta takim me kryetarin e Bashkisë së Stambollit: T’i