TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Myslim Murrizi ka qenë kritik me Sali Berishën në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar.
Teksa mori fjalën ai tha se në Kryesinë e re të PD janë njerëz të Lulzim Bashës, por kanë mbetur jashtë çuditërisht të votuar si Bardh Spahia që fitoi Bashkinë Shkodër.
“Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet Whatsapp jemi të pabesueshëm para demokratëve.
Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushtet unë them se nuk e kemi kaluar lumin.
Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet Whataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq apo krushq.
Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar… Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar.
Nxirrni , bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar i Kryesisë pa votues”, tha Murrizi.