AKTUALITET, 16 Maj 2025, 13:49

Tiranë/ Macron: Rusia nuk do armëpushim, por duhet t’u kthehet diskutimeve. Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqe të qendrueshme në Ukrainë!

Tiranë/ Macron: Rusia nuk do armëpushim, por duhet t’u kthehet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi sot në Samitin e Komunitetit Evropian në Tiranë , se Europa duhet të jetë e bashkuar dhe të këmbëngulë për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Presidenti Macron: Jemi në kohëra ku jetët e vendeve tona dhe situata e kontinentit tonë i sjell pak sa seriozitet këtij takimi.

Në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt…Mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive na jep shansin e një kontinenti më të gjerë dhe të përballemi me sfida dhe ta bëjmë këtë bashkë me unitet.

Volodymyri e di se sa shumë jemi krah tij, solidar. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshme dhe është shumë e rëndësishme që të mbështete armëpushimi dhe duhet thënë që orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim.

Megjithatë Rusia duhet tu kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë paqe të qendrueshme në Ukrainë.