AKTUALITET, 16 Maj 2025, 12:09

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Macron mbërrin në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja. Ja nga kush pritet në Rinas

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Macron mbërrin në Tiranë,

Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin Nënën Tereza, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Macron shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e cila vjen për herë të parë në Tiranë.

Ata u pritën në aeroport nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e Macron në Tiranë, ku në këtë vizitë shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Brigitte Macron. Macron vizitoi Tiranën për herë të parë në tetor të 2023.

Macron do të vijojë vizitën zyrtare edhe të shtunën e 17 majit, ku pritet që së bashku me kryeministrin Edi Rama të inaugurojnë edhe shkollën e teknologjisë “Ecol 42”.