AKTUALITET, 16 Maj 2025, 13:32

Rama: 48% e votuesve s’janë euroskeptikë, por euro-optimistë të painformuar! Mendojnë se duhet të isha shkarkuar se s'ia dola të bashkoja Shqipërinë me BE...!

Rama: 48% e votuesve s’janë euroskeptikë, por

Kryeministri Edi Rama ka komentuar fushatën elekotrale dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një çështje që krijon ndasi, por një deklaratë e përbashkët identiteti, jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi, si një fat i bashkëndarë.

Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar tek këto fjalë, Europë, identiteti përkatësi. Fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu Kirs, ishte një rezultat i ngjashëm me referendumin e Brex, por me role të përmbysura.

52% për ne për të mbetur, apo në rastin tonë për tu bashkuar.

48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë, por eurooptimistë të painformuar që mendojnë që duhet ë isha shkarkuar mqs nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkua Shqipërinë me BE”, u shpreh kreu i qeverisë.