AKTUALITET, 8 Tetor 2023, 21:32

Tirana solidarizohet me viktimat në Izrael, flamur bardh e blu në godinën e universitetit

Tirana solidarizohet me viktimat në Izrael, flamur bardh e blu në

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të flamurit izraelit në fasadën e goditës së Universitetit të Politeknikut në Tiranë. Rama shpreh solidarizimin me popullin izraelit ndërsa e konsideron sulmin terrorist.

‘Shqipëria qëndron me IZRAELIN

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët.’- shkruan Rama.
Mbrëmjen e sotme janë evakuuar 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi ndërsa ministria e Jashtme njofton se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

Prej dy ditësh, Izraeli është në flakë nga sulmet e dirigjuara nga militantët e Hamasit nga Palestina. Deri më tani janë mbi 700 izraelitë të vrarë, mbi 2500 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 413 palestinezë dhe 2300 të plagosur.