AKTUALITET, 20 Dhjetor 2024, 12:34

Thaçi e UÇK në burg, Rama: Proces i parregullt ligjor, kërkoni Komision Verfikimi për standardet e gjykimit në Hagë! Keni mbështetjen e Shqipërisë

Thaçi e UÇK në burg, Rama: Proces i parregullt ligjor,

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, u ndal te procesi i gjykimit të Hashim Thaçit e të tjerëve, duke e quajtur një proces të parregullt ligjor.

“Ashtu si nuk ka asnjë arsye, që Kosova të presë çfarë duhet të beje Serbinë. Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë, dhe sot do e lërë në bisht. Që të mos kemi pësime historike, kur sot fatin e përbashkët kombëtar, e kemi dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Nuk udhëtojmë, pa përfaqësuesit e UÇK nuk nisemi, as sot, asnjëherë. Vetëm bashkë. Tha Rexhep Qosja, një anëtar i delegacionit. Ju solla këtë paragarf në këtë foltore, pak më shumë se 10 vjet më parë. Më rrëqeth aktualiteti i atyre reshtave, rë cilat Rexhep Qosja i pati shqiptuar. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK që Qosja i kërkoi në atë udhëtim. N edimë me siguri, se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa UÇK, me në krye Hashim Thaçin. Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku  ushpall dhe u frmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Seli mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare. Unë, as nuk e kam diskutuar asnjëherë të drejtën e asaj gjykate, për të bërë punën. Është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të pavarura nga gjykatësit.”, theksoi ai.

"Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u fIrmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare, e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e shtetit të së drejtës. Ajo që unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marr fjalën dhe ta gëlltis në heshtje, në mungesë të Hashimit dhe Kadriut, është nyja e mbledhur në fyt se ai proces është një proces i parregulltë ligjor. Nuk rrit dot pa ua thanë çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë përmes një rezolute, për të gjitha vendet financuese të asaj gjykate, shqetësimin e madh për standardet e atij procesi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit”, tha Rama.

"Në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga dyshimi, se ai proces është i parregullt ligjor, dhe se standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë të çdo vendi demokratik që e financon atë gjykatë.

Në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë një nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim.

Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, por për vete integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën. Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund.

Dua ta dini të gjithë, se nëse Kuvendi do e ndërmerrte nismën për t’iu drejtuar gjitha shteteve sponsorizuese të gjykatës speciale dhe nëse do na kërkohej që një nisem të tillë t’i bashkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë, PS do të angazhohej pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë", tha Rama.