TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kundërshtimin e bërë nga bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj për sekuestrimet e sendeve të tyre nga SPAK.
Më 6 dhjetor SPAK sekuestroi aparatin telefonik të Xoxes, si edhe disa materiale të tjera në ambientet e "Harabel" dhe ambiente në pronësi te Arbër Veliajt.
Ndërkohë, vendimet e kontrollit të këtyre ambienteve janë ankimuar prej tyre në Apelin e Posaçëm.
Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, vëllai dhe gruaja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkojnë në GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara me datën 5 dhejtor.
Kërkesën do ta gjykojë gjyqtarja e Posacme Atalanta Zeqiraj, kjo e fundit firmosi kërkesën e prokurorisë për kontrolle të banesa dhe disa biznese me pronësi dhe administrim të familjarëve të kryebashkiakut.
Kujtojmë se ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij ka nisur një hetim pasuror nga ana e SPAK.
Pak ditë më parë, agjentë të BKH ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt ku sekuestruan edhe telefonin e gruas së kryebashkiakut, Ajola Xoxa.
Agjentët e BKH-së pritën rreth një orë pasi Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut Veliaj refuzoi ti hapte derën.
Kontrolle u zhvilluan edhe në biznesin ''Harabeli'' të Ajola Xoxës.
Agjentët e BKH kanë ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e vëllait të Veliajt.