TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Kosovë dhe Shqipëri.
Spiropali: Jam me origjinë nga bregu i Labërisë, por me shtëpi zemre s’jam nga Prishtina dhe Prizreni, po kështu secili nga ne është nga Durrësi e Gjakova, jemi një gjak e një gjuhë, emocion i thellë dhe kënaqësi nga kjo mbledhje e përbashkët. Ne që po takohemi jemi pak, duhet të takohemi të gjithë aq sa jemi, aq sa shqiptarë sa ka bota.
Duhet me prit për superbashkimin, kur s’ke pulën do hash shpend tjetër thotë populli. Jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës, popujt e Ballkanit e kanë traditë të kaherëshme. Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim, por askush se mohon se shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur.
Elisa Spiropali: Sfidat specifike që Kosova ka janë te kuptueshme dhe janë njëherazi edhe sfidat tona që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe Kushtetuta jonë,
Dialogu Kosovë-Serbi, në koordinim të plotë me partnerët tanë të përbashkët strategjikë, SHBA dhe BE, duhet të ketë medoemos si rezultat përfundimtar nënshkrimin e një marrëveshje të detyrueshme ligjore që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si edhe trajtimin e minoriteteve komform Kushtetutës.
Pa njohje të ndërsjellë dhe përfundimtare, pa dalje me guxim nga labirinthet artificiale që krijohen nga interesa të ditës, por edhe të votës, ky skaj i Evropës do të jetë gjithmonë një dhembje koke për banorët e tij.
Kemi bindjen e palëkundur se Kosova do ta përmbyllë këtë proces si një shtet me vizion euroatlantik, si një partner strategjik.